LAJMI I FUNDIT:

Padia e harruar “për shpifje” e presidentit Thaçi kundër Dick Martyt

Padia e harruar “për shpifje” e presidentit Thaçi kundër Dick Martyt

Kur Dick Marty kishte publikuar raportin e tij lidhur me krimet e pretenduara të UÇK-së, lideri politik i kësaj organizate guerile, Hashim Thaçi e kishte këshilluar që të gjente një avokat të mirë.

Paralajmërimin për padi, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte bërë në dhjetor të vitit 2010.


“Dick Marty duhet të gjejë avokatë të mirë – nëse mundet t’i gjejë ndonjë që ta mbrojnë atë – sepse në asnjë mënyrë ai nuk mundet t’i ikë drejtësisë për shpifjet e tij”, deklaronte Thaçi për Reuters duke paralajmëruar padinë, shkruan Insajderi.com.

Por, gjashtë vjet më vonë, padia e Thaçit është lënë në harresë ndërsa akuzat e Dick Martyt u bënë bazë për krijimin e një Gjykate Speciale jashtë territorit të Kosovës, që do të trajtojë krimet e mundshme të bëra nga ish-pjesëtarë të UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Mes njerëzve të dyshuar për krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve është edhe vetë Hashim Thaçi.

Ndonëse, zyrtarisht ende nuk dihet se kush nga drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjykohen në këtë proces, raporti i prezantuar në Këshillin e Evropës nga Marty e lidh ish-drejtuesin politik të UÇK-së me këto krime mes të cilave edhe trafikimi i drogës, naftës e cigareve.

Mundësia e ndjekjes penale të Hashim Thaçit nuk është përjashtuar as nga kryeprokurori Special, David Schwendiman. Disa ditë para zgjedhjes së Thaçit si president i vendit, ai kishte deklaruar për Insajderin se “hetimet nuk do të ndikohen” nga votimi në Kuvendin e Kosovës lidhur me presidentin e vendit.

Në këtë kontekst, Thaçi mund ta ketë lënë të përballet me akuzat ndaj tij në një sallë të gjykatës speciale që pritet të fillojë punën vitin e ardhshëm.

Insajderi ka dërguar pyetje lidhur me këtë çështje në Presidencë, por nuk ka marrë ende një përgjigje me gjithë pritjen prej disa ditëve. Insajderi ka dashur të dijë edhe nëse Thaçi do të bëjë akuzë në të ardhmen ndaj Martyt, në mënyrë që të pastrojë emrin e tij nga akuzat, por Presidenca nuk është përgjigjur.

Megjithatë, në deklaratat publike të bëra deri më tani për këtë çështje, Thaçi ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

“Qëllimi i raportit është që të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët në rajon, të ngadalësojë shtimin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës, të bllokojë fillimin e bisedimeve me Serbinë,” ka thënë Thaçi për Reuters.

Por, në fakt, akuzat e Martyt kanë një bazë tek libri “Gjahu” i ish-prokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, e cila shkruar e pra lidhur me trafikimin me organe njerëzore. Ajo kishte thënë se atë kohë nuk ka pasur vullnet politik për t’u hetuar krimet e mundshme të bëra nga UCK-ja.

Gjykimet në “Speciale” pritet të fillojnë vitin tjetër, por tashmë zyrtarë të kësaj gjykatë kanë njoftuar për “jetësimin zyrtar të Dhomave të Specializuara”.  Në konferencën e parë për media të zyrtarëve të kësaj gjykate, u tha se ka filluar rekrutimi i stafit ndërsa u nënvizua se rëndësi e madhe do t’i kushtohet sigurisë së dëshmitarëve të mbrojtur.

Përgjithësisht, krijimi i një gjykate jashtë territorit të Kosovës ka nxitur reagim në Kosovë meqë gjykata do të trajtojë vetëm krimet e mundshme të bëra nga pala shqiptare duke anashkaluar krimet serbe.  Megjithatë, gjykata është parë si mundësi që përfundimisht të hiqen të gjitha dyshimet e akuzat që rëndojnë mbi Kosovën për krimet e supozuara të ndodhura gjatë dhe pas përfundimit të luftës. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori