LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz publikon konceptin e modelit X-Class (Video)

Mercedes-Benz publikon konceptin e modelit X-Class (Video)

Adhuruesit e makinave të mëdha, nuk janë të vetmit që do ta pëlqejnë këtë makinë të njohur si ‘pickup’.

Me linja të përsosura dhe elegante, enterier të punuar me finesë dhe fuqi të lartë lëvizëse, modeli X-Class që ka edhe pjesën për bartje të mallit, është i dashur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni konceptin e fundit nga Mercedes-Benz, që pritet të lansohet në fund të vitit 2018.


Pos që është shumë i lartë dhe i gjerë, makina nuk i ka humbur tiparet që ka secili Mercedes, megjithëse për të përfituar aerodinamikë, janë bërë disa vijëzime.

Dritat e mëdha janë të vendosur anash pjesës së përparme, kurse tërë pjesa e pasme e rimorkios është e plotësuar me një dritë katërkëndëshe.

Enterieri nuk dallon nga modelet luksoze, por është dukshëm më i madh. /Telegrafi/

https://youtu.be/mjr_xPzRY2c