LAJMI I FUNDIT:

Përzgjidhet kompania që do të ndihmojë Kosovën në rekrutimin e pozitave të larta në institucionet publike

Përzgjidhet kompania që do të ndihmojë Kosovën në rekrutimin e pozitave të larta në institucionet publike

Ambasada Britanike ka nënshkruar kontratë me kompaninë BDO LLP në partneritet me kompaninë A&DC;, për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në rekrutimin e kandidatëve për pozita të larta të institucioneve publike të Kosovës.

Nënshkrimi i kësaj kontrate vjen në kuadër të projektit “Fuqizimi i qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve të Kosovës”.


Sipas njoftimit për media, Kompania BDO LLP është dega e kompanisë ndërkombëtare BDO në Britani të Madhe.

Kjo kompani është pjesë e 5 rrjeteve më të mëdha të shërbimeve profesionale në botë, e cila ka përvojë për më shumë se 30 vjet në dhënien e asistencës teknike.

Ky është projekt i përbashkët me Parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës, ku të tre palët janë dakorduar për një listë prej 30 pozitave të lira brenda 20 institucioneve të Kosovës, të cilat do të rekrutohen para fundit të muajit mars në vitin 2017.

“Nepotizmi dhe klientelizmi janë probleme për Kosovën. Unë kam kënaqësinë që ne mund të mbështesim Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës për të bërë ndryshime pozitive. Ky është vetëm fillimi. Është një proces i gjatë dhe suksesi mund të arrihet vetëm me angazhimin politik nga udhëheqësit e Kosovës, me mediat aktive dhe me një shoqëri civile që kërkojnë llogaridhënie nga institucionet. Unë shpresoj se ky projekt do të kontribuoj drejt një administrate publike më profesionale, efikase, llogaridhënëse dhe të pavarur”, tha ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm për depolitizimin e pozitave të larta shtetërore.

“Qytetarët e Kosovës duhet të punësohen në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë dhe kjo duhet të bëhet normë për institucionet tona”, tha Veseli.

E kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u shpreh se Qeveria e Kosovës, gjatë dy viteve të fundit, ka shënuar rezultate evidente në të gjitha aspektet që lidhen me reformat, të cilat kanë rritur në masë të ndjeshme llogaridhënien, transparencën dhe besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtar.

Ndërkaq, partneri në BDO LLP dhe Shefi i grupit të projekteve ndërkombëtare ka shprehur entuziazmin për bashkëpunimin në mes Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si dhe Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori