LAJMI I FUNDIT:

Turqia godet nga ajri aleatët kurdë të SHBA-ve

Turqia godet nga ajri aleatët kurdë të SHBA-ve

Ushtria turke pretendon se ka vrarë të enjten me sulme nga ajri të paktën 200 kurdë të Sirisë, pjesëtarë të asaj që njihet si njësia e mbrojtjes së popullsisë “YPG”.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj këtij formacioni ushtarak. Vetë milicia e kurdëve të Sirisë njofton vetëm 10 të vrarë në radhët e saj.


“YPG” mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, që e konsiderojnë atë një aleat kyç në përpjekjet për të luftuar grupin Shteti Islamik.

Por, Ankaraja e akuzon grupin “YPG” si organizatë terroriste të lidhur me kurdët e Turqisë, të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët luftojnë shtetin turk.

Sulmet e ushtrisë turke besohet të jenë një përpjekje për të mos i lejuar forcat kurde të marrin qytetin al-Baba që kontrollohet nga Shteti Islamik. Forcat turke janë vetë të angazhuara në operacionet ushtarake për marrjen e këtij qyteti.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter pritet të shkojë në Ankara të premten për bisedime me presidentin Recep Tayyip Erdohan për çështjen e Sirisë dhe ofensivën për të çliruar Mosulin.

Gjithashtu, Carter pritet të kërkojë shmangien e një përplasje edhe me të ashpër mes Turqisë dhe forcave të kurdëve sirianë. /BalkanWeb/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori