LAJMI I FUNDIT:

Mediat angleze gozhdojnë Guardiolan dhe Bravon, i quajnë klounë (Foto)

Mediat angleze gozhdojnë Guardiolan dhe Bravon, i quajnë klounë (Foto)

Barcelona e Luis Enrique ka fituar me “poker” ndaj Manchester City të Guardiolas, një rezultat që nuk regjistrohej prej kohësh në Ligën e Kampioneve, për skuadrat angleze.

Het-triku i Messi, asistet e Neymarit, lërja në bankë e Kun Aguero, apo gabimi i madh i Claudio Bravo, janë në qendër të analizave të mediave britanike.

“The Sun” fokuson në foto portierin Bravo dhe e titullon shkrimin e vet: Jeni kllounë! Pra, Guardiolan dhe lojtarët e tij nuk i konsiderojnë në lartësinë e duhur.


culaduo-11
Titulli i The Sun

Kjo gazetë ka kritikuar hapur qasjen e Guardiolas. Manchester City mbeti me dhjetë lojtarë, pas gabimit të portierit Bravo, ndërkohë që yllin e skuadrës, Aguero, e pamë ta nisë ndeshjen nga stoli. Guardiola duhet të ketë krijuar tashmë tjetër mendim për vlerat e Joe Hart, që në të tilla ndeshje të mëdha bënte performanca të shquara.

bravo-1
Kartoni i kuq i Bravos

Edhe Mirror nuk ka kursyer akuzat. “Një  hat-trik nga Messi dhe një gol në fund i Neymar bënë që Barcelona të fitojë ndaj M anchester City, por katalanasit do të duhet të falënderojnë Claudio Bravo për një gabim qesharak në pjesën e dytë. Trajneri Pep Guardiola është një enigmë. Të gjithë tifozët, ashtu si edhe gazetarët, janë të habitur për vendimin e tij, që ta lërë Aguero në stol, si zëvendësues, për çudi”, shkruan kjo gazetë.

Statistika mbresëlënëse nga MSN në sezonin 2016/17
Lexo po ashtu Statistika mbresëlënëse nga MSN në sezonin 2016/17

“Guardiola ka vënë reputacionin e tij në rrezik, kur ka larguar Hart dhe afruar Claudio Clown”, ishte rreshti i fundit.

The Guardian po ashtu në qendër e ka trajnerin spanjoll. “Për Guardiolan ishte një natë dënimi. Portieri Bravo ishte fajtor për një karton të kuq absurd dhe ekipi ka bërë shumë gabime. Guardiola ishte jashtëzakonisht aventuresk me taktikat e tij, duke e lënë Agueron jashtë formacionit.”

E fundit që e ka kritikuar trajneri ishte edhe Mail Online, që lënjën në stol të Agueros nuk e ka kapërdirë.  “Messi thyen Manchester City. Një tregolësh  nga ylli argjentinas, ndërsa Pep Guardiola vetëdënohet, duke lënë jashtë Agueron”.

https://www.youtube.com/watch?v=nSoevKZJv40

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Ndërkombëtare
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori