LAJMI I FUNDIT:

Messi bën që Guardiola të dalë kokulur nga Camp Nou (Video)

Messi bën që Guardiola të dalë kokulur nga Camp Nou (Video)

Manchester City nuk është treguar kundërshtar i denjë i Barcelonës në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Camp Nou.

Blaugranët fituan me rezultat 4-0 kundër skuadrës së ish-trajnerit të tyre, Pep Guardiola, ndërsa e gjitha ishte falë Lionel Messit.


Skuadra vendase luajti me intensitet të madh në gjysmën e parë duke e dominuar kundërshtarin, ndërsa arriti të shënonte vetëm njëherë.

Leo Messi e kaloi edhe portierin dhe shënoi.
Leo Messi e kaloi edhe portierin dhe shënoi.

Pas një aksioni të organizuar nga vendasit, faza defensive e mysafirëve dështoi dhe ata pranuan gol. Lionel Messi ishte njeriu që shfrytëzoi rrëshqitjen e një futbollisti të Cityt dhe e kaloi portierin për të shënuar (17’).

Luis Enrique u detyrua të bënte dy zëvendësime në pjesën e parë, pasi u lënduan Jordi Alba (10’, Lucas Digne) dhe Gerard Pique (39’, Jeremy Mathieu).

City duket e zhvilloi pjesën më të madhe të gjysmës së dytë me një lojtar më pak në fushë. Portieri Claudio Bravo bëri një gafë duke dalë jashtë zonës së tij dhe pas sulmit të Blaugranëve e preku topin me dorë jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Gjyqtari i ndeshjes nuk hezitoi dhe ia tregoi kartonin e kuq (53’).

Nuk zgjati shumë dhe vendasit shfrytëzuan superioritetin numerik në fushë duke shënuar edhe golin e dytë. Messi bëri një lëvizje në stilin e tij dhe e dërgoi topin në portën e mysafirëve (61’).

lionel
Het-trik nga Lionel Messi ndaj Cityt.

Se kjo ishte mbrëmja e super Messit tregoi edhe goli i tretë i realizuar nga ai. Lionel Messi e kompletoi het-trikun në minutën e 69-të pas asistimit të Suarez.

Në ndërkohë, u barazuan forcat numerike në fushë, pasi Jeremy Mathieu mori kartonin e dytë të verdhë (73’), por kjo pak kishte rëndësi.

Messi e nxori edhe një penalti në minutat e fundit, mirëpo Neymar dështoi ta konvertonte në gol (87’). Megjithatë, braziliani e përmirësoi më vonë gabimin duke shënuar nga loja e hapur (89′).

Barcelona është e para në Grupin C me nëntë pikë, ndërsa Manchester City është në vend të dytë me katër pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Borussia Moenchengladbachu e ka mposhtur Celticun me rezultat 2-0 dhe tash ka tri pikë. /Telegrafi/

https://youtu.be/a2Czs48fJ10

https://youtu.be/JwagRTm0nYg

https://youtu.be/rnp-bklK1uE