LAJMI I FUNDIT:

Stomak të rrafshët për 15 minuta: Stërvitja e thjeshtë dhe ushqimi i këtillë bëjnë çudira! (Video)

Stomak të rrafshët për 15 minuta: Stërvitja e thjeshtë dhe ushqimi i këtillë bëjnë çudira! (Video)

Nëse u përmbaheni këtyre udhëzimeve dhe stërvitni rregullisht dhe nëse hani ushqimin e rekomanduar, i cili ndihmon që në zonën e stomakut të grumbullohen sa më pak shtresa, do të arrini shumë shpejt të keni stomak të rrafshët.

Stërvitja e shkurtër

Shtrijuni në shpinë, shtrëngoni stomakun derisa të hetoni presionin në dysheme apo në dyshekun e stërvitjeve, duart shtrini drejt me çdo anë të trupit në dysheme, transmeton Telegrafi.


Ngrini gjunjët, pastaj ngrini këmbët njërën pas tjetrës dhe shtyni në mënyrë alternative përpara, sikur vozisni biçikletën në ajër.

Sa më ngadalë që të bëni këtë ushtrim, do ta keni më vështirë, por do të jetë edhe më efikas.

Filloni me tempin i cili ju përshtatet. Do të ishte ideale për fillim që një minutë të stërvitni, ndërkaq një minutë të pushoni – tetë herë.

Çka të hani

Nëse dëshironi të keni stomak të rrafshët, hani probiotikë dhe prebiotikë, sepse më së shumti kontribuojnë dhe ndihmojnë të keni metabolizëm të shëndetshëm.

Si ushqime të cilat përmbajnë probiotikë natyralë janë lakra turshi, çdo jogurt i prodhuar me kulturë probiotike dhe djathërat e pasterizuar me plot yndyrë.

Ushqimet e këtilla nxisin rritjen dhe zhvillimin e baktereve të dobishme në organizëm, ndërsa probiotikë natyralë janë bananet, tërshëra, qepa dhe hudhra.

Sugjerohet konsumimi i përditshëm i fibrave për stomak të rrafshët madje nga perimet dhe pemët.

Nga e gjithë kjo që e thamë, është me rëndësi të pini mjaft lëngje, mirëpo për konsumim të përgjithshëm ditor rekomandohen dy litra me theks të veçantë në çaje bimësh. /Telegrafi/

Best-Probiotic-Foods-for-Your-Health

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori