LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat dhe shëndeti i mashkullit: Çfarë ju duhet që ‘miku’ juaj të punojë perfekt?

Vitaminat dhe shëndeti i mashkullit: Çfarë ju duhet që ‘miku’ juaj të punojë perfekt?

Hulumtimet e paradokohshme të cilat janë bërë në Itali kanë treguar që mungesa e vitaminës D, të cilën më së shumti e marrim nëpërmjet dritës së diellit, çon në rrezik të shtuar të disfunksionit erektil

Në test kanë marrë pjesë 143 meshkuj me formë dhe nivel të ndryshëm të disfunksionit erektil dhe pothuajse te gjysma e tyre është konstatuar që kanë mungesë të vitaminës D.


Vetëm pesë prej tyre kanë pasur nivel optimal të kësaj vitamine, transmeton Telegrafi.

Meshkujt me formën më të rëndë të disfunksionit erektil mesatarisht kanë pasur 24 për qind më pak nivel të kësaj vitamine nga meshkujt me nivelin mesatar të disfunksionit erektil.

Sasia e pamjaftueshme e vitaminës D nxit prodhimin e radikaleve të lira të cilët quhen jone superokside.

Këto radikale të lira zvogëlojnë molekulat e monoksidit të azotit, të cilat u ndihmojnë enëve të gjakut që të funksionojnë mirë.

Nëse keni vërejtur probleme të caktuara me ereksionin, shkoni për t’u kontrolluar te mjeku juaj dhe verifikoni nivelin e vitaminës D.

Si zgjidhje më të lehtë mjekët rekomandojnë marrjen e suplementeve në dozë ditore prej 30 nanogramëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori