LAJMI I FUNDIT:

Shiheni hapjen e Universitetit ”Nënë Tereza” sipas emisionit ”Hallkit” (Video)

Shiheni hapjen e Universitetit ”Nënë Tereza” sipas emisionit ”Hallkit” (Video)

Emisioni satirik ”Hallkit” që transmetohet në televizionin kombëtar Alsat-M për temë e ka pasur ironinë me Universitetin më të ri në Maqedoni, që është emëruar Universiteti ”Nënë Tereza” për të cilin Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit në Maqedoni nuk ka caktuar as objekt, as staf pedagogjik e as Rektor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktorët Hasim Memishi dhe Sami Mustafa e kanë ironizuar edhe figurën e ”Rektorit të Universitetit” i cili pyetet në lidhje me Universitetin por ai nuk përgjigjet.


Moderatorët e emisionit flasin edhe për disperzimin e Universitetit në lokacione tjera./Telegrafi/