Në muajin gusht, eksporti i Kosovës ra, ndërsa importi vazhdojë të rritet. Kosova në tregtinë e jashtme vazhdoi shkëmbimin e mallrave me vendet e CEFTA-s, BE-së dhe vendeve tjera në botës, duke thelluar edhe deficitin tregtar që kapi vlerën 249 milionë euro.
Kosova edhe në këtë muaj eksportoi më shumë produkte minerare dhe metale bazë për të blerë ushqime të përgatitura, pije e duhan.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK) për muajin gusht thonë se është shënuar një deficit më i lartë krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (14.8 për qind) në muajin gusht 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 249,0 milionë euro krahasuar me deficitin 216,9 milionë euro ne vitin 2015. Eksporti mbulon importin (7.9 për qind),” thuhet në publikim.
Eksporti i mallrave në muajin gusht kishte vlerën 21.4 milionë euro, ndërsa importi 270.4 milionë euro.
Në eksportin e mallrave, me përqindje më të lartë dominuan metalet bazë dhe produktet minerare.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (29.0 për qind) e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.0 për qind) produktet minerale, (12.4 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.5 për qind) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (9.3 për qind) produkte bimore, (3.8 për qind) artikuj të ndryshëm të prodhuara, (3.6 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.0 për qind) makineri, pajisje mekanike dhe elektrike etj.”.
Por publikimi thotë se Kosova importoi më shumë ushqime të përgatitura, pije e duhan, makineri dhe pajisje mekanike e elektrike.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (15.0 për qind) të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (13.7 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (13.1 për qind) produktet minerale, (10.5 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.8 për qind) produktet e industrisë kimike, (6.4 për qind) mjetet e transportit, (6.1 për qind) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj,” sqaron publikimi
Si një muaj më parë ashtu edhe në këtë muaj, eksportet shënuan rënie. Eksportet e Kosovës drejt 28 vendeve të Bashkimit Evropian (BE), shënuan një rënie mbi 45 për qind.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së 28 arritën në 4,6 milionë euro, ose rreth (21.7 për qind) e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-45.1 për qind). Partnerët kryesorë per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2 për qind), Bullgaria (3.5 për qind), Austria (2.9 për qind), Kroacia (2.2 për qind),” thuhet në publikim.
“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së-28 ishin rreth 109,3 milionë euro, ose (40.4 për qind) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (5.8 për qind). Importet me pjesëmarrje me te lartë ishin nga: Gjermania (11.8 për qind), Italia (8.2 për qind), Polonia (3.1 për qind), Greqia (2.9 për qind) etj,” tregon ASK-ja.
Eksporti i mallrave drejt partnerëve kryesorë si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Malit i zi shënoi rënie këtë muaj.
“Në muajin gusht 2016, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 11,0 milionë euro, ose (51.3 për qind) të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-8.6 për qind).Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.2 për qind), Maqedonia (14.0 për qind), Serbia (9.4 për qind) dhe Mali i Zi (7.7 për qind),“ tregohet në publikim.
Për dallim nga rënia e eksportit të mallrave te këto vende, importi i tyre u rrit, ku me pjesëmarrje më të lartë në këtë import kontribuon Serbia.
“Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s në muajin gusht 2016 arritën në 76,9 milionë euro, ose (28.4 për qind) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (8.8 për qind).Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.8 për qind), Maqedonia (6.0 për qind), Shqipëria (3.9 për qind) dhe B&H (3.2 për qind),” njofton publikimi.
Kosova eksporton dhe importon edhe me vendet e tjera të botës, të cilat nuk janë anëtare të CEFTA-s dhe të BE-së dhe vlera e tyre arriti 5.8 milionë euro me partnerë kryesorë për eksport Zvicrën (6.4 për qind) dhe Turqinë (3.2 për qind).
Importet ishin 84,2 milionë euro, ose 31.1 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë nga të cilat Kosova importoi ishin Turqia 10.4 për qind dhe Kina 8.9 për qind. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak