Zëvendësministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e ka quajtur axhami dhe delikuent sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqajn, pasi ky i fundit ka deklaruar se marrëveshja e koalicionit qeverisës LDK-PDK është lidhur në Rashkë.
Gecaj në rrjetin social Facebook shkruan se koalicioni nuk është krijuar në Rashkë, por në Prishtinë dhe për këtë ka edhe dëshmi.
Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:
“TELLALLI I SPUTNIKUT NË KOSOVË
Dardan Molliqaj paska thënë mbrëmë në një intervistë televizive se marrëveshja e këtij koalicioni qeverisës është arritur në Rashkë dhe se LDK e PDK kanë dërguar atje përfaqësuesit e tyre, ndërsa, edhe pse “nuk ishte i sigurt”, beson se nga ana e LDK-së prezent atje kishte qenë Bajram Gecaj, dhe se kjo tashmë na qenka informatë publike. Sa për kërshëri, ditë më parë edhe rusët, konkretisht agjencia ‘Sputnik’, dolën me një gënjeshtër pothuajse të njëjtë, duke thënë se unë do ta udhëheq delegacionin e Kosovës në takim Rama-Vuçiq në Nish.
Marrëveshja e koalicionit është arritur në Prishtinë dhe për këtë ekzistojnë prova të prekshme me bollëk, duke përfshire edhe xhirimet e kamerave. Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në Rashkë, por nëse këtë do të ma kërkon vendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, jam në gjendje të udhëtoi në Rashkë, Beograd, Bruksel, Berlin, Londër, Uashington, apo kudo tjetër, sepse nuk kam asnjë ngarkesë personale apo familjare dhe asnjë brejtje të ndërgjegjes për atë që kam bërë unë apo familja ime për komb dhe për shtet. Por thuhet se disa individë nisen nga vetvetja kur gjykojnë tjerët, dhe kjo sigurisht se po ndodhë edhe në rastin e Dardan Molliqajt.
Në një mënyrë do të ishte lëvdatë po ta quaja këtë axhami-delikuent njeri marksist-leninist, revolucionar, anarkist, brigadier të kuq, apo me cilindo term i cili në brendi e tij do të përbënte ndonjë element të këtyre ideologjive. Pra, disi më duket se do ta privilegjoja po ta krahasoja me Enver Hoxhen, Che Guevaren, Mikhail Bakuninin, Vasily Qapajevin apo me Mario Morettin. Edhe pse në karakterin e tij ka elemente të të gjithë këtyre individëve dhe veprimeve të tyre, Dardan Molliqajt vërtetë është vetëm një rrugaç i thjeshtë, i cili bashkë me hijena të tjera sulmon qytetarë dhe nxjerrë ata nga veturat e tyre duke ua shkatërruar të njëjtat në mënyrë rrugaqeske. Duket se ëndrra më e madhe e tij, krahasuar me psikopatët e lartpërmendur, është që një ditë të arrijë të ngrehë individë zvarrë rrugëve të Prishtinës” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen se kanë kryer katër krime
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City