LAJMI I FUNDIT:

Tre fëmijë të sëmurë nga pertusis apo “kolla e mirë”

Tre fëmijë të sëmurë nga pertusis apo “kolla e mirë”

Kolla e rrezikshme e madhe ose në popull e njohur si kolla e mirë, është regjistruar te dy binjak nga Tetova dhe një foshnjë tremujore nga Shtipi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata nuk e kanë pranuar vaksinën e detyrueshme Di-te-per, e cila mbron nga kjo sëmundje e vështirë ngjitëse. Sipas të dhënave statistikore viteve të fundit nuk ka pasur raste të sëmundjes pertusis. Pediatret thonë se mjekimi zgjatë shumë, ndërsa ndërlikimet mund të shkaktojnë edhe përfundim fatal.


“Sëmundja është shumë serioze, pneumoni, meningjit, sulme epileptike dhe gjithsesi që është më e rrezikshme për foshnjat e porsalindura, thotë mjekja Venera Mitreva nda dispanseri për imunizim në poliklinikën “Bukureshti”.

Mjekët pranojnë se në disa vitet e fundit ka rënie të përfshirjes për imunizim, sidomos për rivaksinime. Prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët nga frika prej shkrimeve në internet për gjoja ndërlikime pas injektimit.

Fushatat kundër vaksinimit dhe refuzimi i prindërve për mbrojtje të fëmijëve tyre, sipas mjekëve do ti rikthejnë sëmundjet e rrezikshme ngjitëse të cilët janë çrrënjosur me vite.

Në buletinet e Institutit për shëndet publik, rregullisht regjistrohen raste të shytave, fruthit dhe hepatiti B, sëmundje të cilat mund të parandalohen vetëm përmes vaksinimit të obligueshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori