Policia e Kosovës, në tri operacione të ndryshme në tri rajone të vendit, ka arrestuar tre persona të involvuar në trafikim me qenie njerëzore.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të luftimit të trafikimit me njerëz në vazhdimësi ka ndërmarr veprime hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të përsonave të dyshuar të involvuar në aktivitete të tilla të kunderligjshme, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të trafikimit me njerëz dhe zbatimit të urdhëresës, nga Gjykata themelore në Pejë, për kontroll në rajonin e Pejës, me datë 22.09.2016, në bashkëpunim edhe me inspektorët komunal, sanitarë, të ambientit, të tregut etj, ka realizuar kontrollin në katër lokacione me që rast nga inspektorët kompetent janë hasur parregullsi si në dokumentacionet e nevojshme poashtu edhe në aspektin sanitar. Përveç shqiptimit të gjobave nga inspektorët kompetent janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale edhe tre telefona dhe një diviar i kamerave.
Gjatë këtij operacioni janë hasur duke punuar 28 femra shtetase të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pasur as leje qendrimi dhe as kontrata pune, si dhe 4 femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë. Të gjitha veprimet janë ndermarr nga kompetentet duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në fuqi”, thuhet në njoftim.
“Pas hetimeve të vazhdueshme të zhvilluara nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz, dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti për krime të rënda në Prizren, në bashkëpunim edhe me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë është arrit të grumbullohen prova relevante, dhe si rezultat i këtyre përpjekjeve me datë 23.09.2016, nën dyshimin për veprën penale ‘Trafikim me njerëz’, është arrestuar i dyshuari (S.Q. shtetas i Shqipërisë) dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”.
Ndërsa në rastin e tretë “Me datë 23.09.2016, në Gjilan, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale L.K. (1996) dhe F.Q. (1957), shtetas të Republikës së Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale ‘Trafikimi me njerëz’.
Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarede të veprimit të parapara për viktimat e trafikimit.
Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedim të mëtejm ligjor”, njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendet një person i cili ishte paraqitur i zhdukur në Vodno
Grafite “me përmbajtje të përçarjes”, shoqërohet në Polici i mituri në veri të Mitrovicës
Rrahje mes vëllezërve në Prishtinë e dhunë ndaj grave në disa rajone të Kosovës – raporti i plotë i policisë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit