LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti tregon për këshillat që ia dha Zidanet

Ancelotti tregon për këshillat që ia dha Zidanet

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur që Zinedine Zidane tani është trajneri i Real Madridit.

Trajneri italian ka folur në lidhje me Zinedine Zidane, për të cilin thotë që e ka këshilluar që të qëndroj te Real Madridi përpara se të zgjedhe një aventurë në Francë.

“Këshilla ime për Zidanen ishte për të qëndruar në Madrid me mua në vend që të shkojë në Bordoaux”, deklaroi fillimisht Ancelotti, transmeton Telegrafi.


“Fakti se ai tani është trajneri i Real Madridit është shumë i mirë për të dhe për klubin”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Zinedine Zidane ka qenë ndihmës-trajneri i Ancelotti në vitin kur ‘Los Blancos’ fituan Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/