LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate 9 vjen në nëntor!

Huawei Mate 9 vjen në nëntor!

Një thashetheme e re që ka filluar të qarkulloj nëpër internet bën të ditur se Huawei Mate 9 mund të lansohet në një konferencë mediale më 8 nëntor.

Për më shumë, raporti i ri jep detaje mbi specifikat e pajisjes si dhe çmimet e modeleve të ndryshme.
Sipas këtij raporti, spekulohet se pajisja do të vijë në tre variante: një verzion që do të lansohet me 4GB RAM memorie dhe 64GB hapësirë të brendshme që do të kushtoj 475 dollarë.


Varianti i dytë vie me 4GB RAM memorie dhe 128GB hapësirë të brendshme nën një çmim prej 580 dollarëve.

Verzioni i tretë dhe premium i Mate 9 do të ketë 6GB RAM memorie dhe 128GB hapësirë ruajtëse për një vlerë prej 700 dollarëve.

Sipas thashethemeve të mëhershme thuhet se pajisja do të ketë ekran prej 6 inçëve, kamerën 20MP dhe procesorin Kirin 960.