LAJMI I FUNDIT:

Delegacion ushtarak i GN të Vermontit në mbledhje pune në SHM të ARM së

Delegacion ushtarak i GN të Vermontit në mbledhje pune në SHM të ARM së

Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski sot ka pritur një delegacion të Gardës nacionale (GN) të shtetit federal të SHBA-së, Vermont, i kryesuar nga komandanti GN të Vermontit, gjeneral-major Stiven Krej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot SHM e ARM-së, në takim pune delegacionet e GN të Vermontit është njoftuar me aktivitetet e ARM-së në periudhën e ardhshme, para së gjithash me përvojat e fituara të ARM-së në angazhimin e saj në përballjen me krizën e emigrantëve dhe pasojat nga përmbytjet.


“Theks i veçantë është dhënë në mënyrën e organizimit në përballjen me situatën e krizës me personelin e angazhuar me situatat e krizave, menaxhimin me personelin e angazhuar dhe resurset, si dhe koordinimi me institucionet e tjera shtetërore”, qëndron në kumtesë.

Gjenerali Veliçkovski e ka theksuar miqësinë e sinqertë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të ARM-së me GN të Vermonitit, e cila deri më tani zbatohet përmes pjesëmarrjes së përbashkët, në operacionet paqesore, realizimin e numrit të madh të stërvitjeve të përbashkëta, trajnimin dhe edukimin e pjesëtarëve të dy armatave.

Gjatë qëndrimit të SHM të ARM-së, gjenerali Krej është pritur nga ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski. /Telegrafi/