LAJMI I FUNDIT:

Statistikë: Milik lë nën hije Higuainin

Statistikë: Milik lë nën hije Higuainin

Arkadiusz Milik po përjeton statistika ma të mira se Gonzalo Higuain te Napoli.

Transferimi i Arkadiusz Milik te Napoli, si zëvendësim i Higuainit po del të jetë i suksesshëm.

Kjo pasi, sulmuesi polak ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e para zyrtare për Napolin, shkruan Telegrafi.


Ndërsa, sulmuesi argjentinas, i cili u largua drejt rivalit të madh, Juventusit, kishte shënuar katër gola në po kaq ndeshje për napolitanët.

Milik nga ardhja në Napoli, ka shënuar dy gola përball Milanit, dy gola kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve dhe dy gola të tjera ndaj Bolognas. /Telegrafi/