LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli e njofton me humbje Chelsean (Video)

Liverpooli e njofton me humbje Chelsean (Video)

Liverpooli ka arritur fitore përballë Chelseat si mysafirë duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Kjo është humbja e parë e Chelseat në këtë kampionat nën drejtimin e Antonio Contes, ndërsa ‘The Reds’ e kanë barazuar me pikë, të dyja nga dhjetë.

Ndeshja nisi për Liverpoolin që arriri të shënojë në minutën e 17-të me mbrojtësin Dejan Lovren.


Ishte Coutinho që harkoi në zonë dhe me një gjuajte të bukur kroati arriti të shënojë.

liverpol 2

Kur të gjithë pritën reagimin e Chelseat, në skenë doli Jordan Henderson që me një gjuajte të bukur nga 25 metra shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë ‘Blutë’ filluan të luajnë dhe të kërkojnë golin.

Por u desh të vije minuta e 61-të kur Matic asistoi te Costa i cili shënoi golin e pestë në këtë kampionat (2-1).

liverpool 1

Pesë minuta më vonë Costa kishte edhe një rast, por gjuajtja e tij u ndal nga Simon Mignolet.

Chelsea në dhjetë minutat e fundit u lëshua në sulm duke lënë prapa hapësira.

Këtë nuk mundi ta shfrytëzoj Divock Origi, gjuajtjen e të cilit e priti Thibaut Courtois.

Në fund londinezët u munduan por mbrojtja e Liverpool nuk lejoi. /Telegrafi/

https://twitter.com/PremierBall2016/status/776878589786587141