LAJMI I FUNDIT:

Shiu i rrëmbyeshëm ndërprenë dy ndeshje të Serie A (Video)

Shiu i rrëmbyeshëm ndërprenë dy ndeshje të Serie A (Video)

Dy ndeshje të kampionatit italian janë ndërprerë shkaku i reshjeve të mëdha.

Ndeshjet Genoa-Fiorentina dhe Roma-Sampdoria, të vlefshme për xhiron e tretë të kampionatit italian nuk kanë mundur të arrijnë fundit e ndeshjes.

Kjo pasi, janë ndërprerë para kohe shkaku i reshjeve të mëdha të shiut, dhe situata e terreneve e rënduar kanë bërë gjyqtarit të marrë një vendim të tillë.


Takimi i parë në mes të gjenovezëve dhe Violave është ndërprerë në pjesën e parë apo më saktë në minutën e 30-të, ndërsa ndeshja e romakëve është ndërprerë menjëherë pas pjesës së parë.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar se kur do të vazhdojnë këtë ndeshjes, sonte më vonë apo gjatë ditës së nesërme.

Vlen të theksohet se Genoa-Fiorentina ishin duke barazuar pa gola, teksa Roma Sampdoria, rezultati ishte 2:1 për mysafirët. /Telegrafi/