LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që luajti për Finlandën e parashikon rezultatin

Shqiptari që luajti për Finlandën e parashikon rezultatin

Shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Finlandë me emocione të mëdha e presin ndeshjen e sotme (në orën 20.45) në mes Finlandës dhe Kosovës.

Kjo është ndeshja e parë e grupit I të rrethit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – Rusia 2018’ në futboll.


Erfan Zeneli, futbollist i Inter Turkut, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se emocionet janë të paevitueshme.

“Normal se emocione kemi shumë, sepse moti është fol për këtë ndeshje. Nuk po na pritet deri të hënën, mezi po presim ta shohim ndeshjen”, tha Zeneli me prejardhje nga Vushtrria. Ju si sulmues, si e parashikoni këtë ndeshje? “Ndeshja po them se ka me qenë goxha e barabartë, por Finlanda në vend të vetin është e mirë”, thotë ai.

Ka udhëtuar nga SHBA-të në Finlandë për ta shikuar Kosovën (Foto)
Lexo po ashtu Ka udhëtuar nga SHBA-të në Finlandë për ta shikuar Kosovën (Foto)

Zeneli tregon se Finlanda ka një futbollist të jashtëzakonshëm. “Rreziku më i madh është Roman Eremenko. Ai është lojtar i shumë i mirë”, tregon sulmuesi. Ju keni qenë një kohë në kombëtaren Finlandës, për kë do të anoni? “Po, unë mediave të Finlandës ia kam japë rezultatin.  Finlandë-Kosovë, rezultati është 2:2, ky është parashikim im. Pse e them baras? Sepse loja ka me qenë e hapur dhe ka me pasur gola”, thotë Zeneli.

Ku mendoni se Kosova është më e fortë? “Për Kosovën nuk e di, ende si kam parë duke luajtur! Besoj se në sulm janë të mirë dhe i ka disa lojtarë që munden me kryer punë.Në Stadiumin Turku do të ketë më shumë shqiptarë se finlandezë”, ka thënë Zeneli.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori