LAJMI I FUNDIT:

Kraniosinostoza: Kur koka e foshnjës rritet në mënyrë jonormale

Kraniosinostoza: Kur koka e foshnjës rritet në mënyrë jonormale

Për çfarë shkaku shfaqet, si ta identifikojmë këtë problem dhe si duket terapia.

Kraniosinostoza në të vërtetë është defekt i cili mund të shfaqet që në stomakun e nënës ku herët mbyllen tegelat midis eshtrave të kokës së bebes. Për shkak të kësaj mund të shfaqen deformime të ndryshme të kokës.

Shkaktarët


Ky çrregullim mund të jetë gjenetik, por edhe pasojë e shprehive të ndryshme jetësore gjatë shtatzënisë, si p.sh. pirja e duhanit. Faktorët kryesorë janë edhe shumë sëmundje metabolike.

Simptomat

Disa kraniosinostoza nuk shkaktojnë çrregullim të zhvillimit të trurit, por mund të jenë të dukshme gjatë lindjes (dukje specifike e kokës). Disa prej këtyre deformimeve të kokës mund t’i përkufizojnë edhe rritjen e trurit dhe t’i shkaktojë çrregullime neurologjike, transmeton Telegrafi.

cranio002

Komplikimi më i shpeshtë është hipertensioni intrakranial. Nga komplikimet e tjera mund të shfaqen edhe strabizmi dhe atrofia e nervit të të parit. Kraniosinostoza sagitale (përpjesëtimi i kokës është i rritur në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa ai anësor është i zvogëluar). Kraniosinostoza koronare (koka e zgjeruar anash).

Diagnoza

Prindërit pas lindjes, ose pak më vonë mund të vërejnë mbylljen e hershme të fontaneles së madhe dhe formën e pazakonshme të kokës. Shpesh shfaqet edhe prania e trarit kockor. Natyrisht që ato janë shenja të cilat me rastin e kontrollimeve të para i vëren mjeku. Duhet bërë diagnostikim e kokës me rëntgen dhe, sipas nevojës, edhe CT-në e kokës.

Terapia

Terapia më e shpeshtë është kirurgjike (në kuptimin të vetëm të përmirësimit estetik) apo në kuptimin e pengimit të komplikimeve të presionit intrakranial dhe të dëmtimit të të parit dhe të të dëgjuarit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori