Arbëreshi Gianni Belluscio, i cili erdhi në Prishtinë nga një fshat afër Kozencës së Italisë për të marrë pjesë në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, këtë rrugë po e bënë për të tretën herë me radhë.
Belluscio, që është edhe profesor në universitetin e Kozencës, tregon se shqipen që e flet e ka mësuar në universitet, ndërkohë, në shtëpi thotë se e flet arbërishten e cila ka shumë dallime nga shqipja e sotme.
Ai thotë se është munduar që gjuhën dhe kulturën shqiptare ta ruaj edhe në familje. Sipas tij, fëmijët që tashmë janë njëri në studime të larta dhe tjetri në shkollim parauniversitar, pasi e kanë njohur Shqipërinë dhe Kosovën, kanë shprehur interesim më të madh për t’i vizituar të dyja vendet.
“Fakti që nuk jetojmë në fshat bën që mos ta flasim shumë shqipen – arbërishten në njëfarë mënyre se unë ju flas arbërisht, tani disi më pak sepse djali është 22 vjeç dhe shkoi në universitet në Romë. Vajza është ende në shtëpi por tani e kanë zbuluar Shqipërinë dhe sivjet kanë ardh vajza për herë të parë djali për herë të tretë në Pogradec. Vitin e ardhshëm ose do vijën këtu në Prishtinë ku nuk kanë qenë deri sot. Kështu e njohin Shqipërinë, e njohin edhe nga afër se tani fakti që kanë udhëtuar kanë takuar njerëz, kanë shijuar kuzhinën, kanë parë vende të bukura vende turistike e ka çelur interesin edhe më shumë, edhe nga ana gjuhësore mendoj unë”, ka theksuar Belluscio.
Ndërsa, Belluscio thotë se nëse do t’i rekomandonte dikujt që ta vizitoje Kosovën, ai i ka disa vende të caktuara të cilat beson se duhet t’i shohin edhe qytetarët e botës.
“Prishtina, kryeqyteti duhet vizituar. Nuk mund të kuptohet Kosova pa e vizituar kryeqytetin, edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur. Pastaj Prizreni ka një si ta quajmë, një diçka që është më shpirtërore, i afrohet më shumë anës njerëzorë të njeriut. Është diçka që edhe më lindore se sa Prishtina, dmth ruan disa tradita, diçka që të prek. Është hera e dytë që kam shkuar aty, kisha harruar diçka dhe kam përjetuar diçka të re atje… Pastaj natyra e Kosovës, Shpella e Gadimes, Gryka e Rugovës, që është shumë e bukur, atje është natyrë e pastër, shumë bukur”, është shprehur ai.
Belluscio tha se gjatë qëndrimit këtu do të bëjë edhe disa kërkime dialektologjike në terren me banorët e zonës së Llapit.
Ai me banorët e këtij rajoni të Kosovës do të bëjë studime fonetike të të folmeve të shqipes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin – dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak