LAJMI I FUNDIT:

Miratohet metodologjia për monitorimin e mediave në Maqedoni, këto janë risitë

Miratohet metodologjia për monitorimin e mediave në Maqedoni, këto janë risitë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele ka miratuar metodologjinë për monitorimin e mediave

Nga mbledhja e sotme e ASHMAA kanë porositur që mediat të sigurojnë anë të ndryshme nëpër debate dhe emisione tjera ku do të mund të shihen argumentet e të gjitha palëve.


“Të mos i jepet e gjithë vëmendja lajmeve dhe të anashkalohen tjerat emisione, si debatet dhe intervistat. Më mirë të kemi polemika të ashpra, sesa të mos ketë komunikim. U bëj apel mediave të thirrin në debate mysafirë me bindje të ndryshme politike. Ndërkaq analistët të mos refuzojnë media”, tha mes tjerash Llazo Petrushevski, kryetar i Këshillit të Agjencisë.

Komisioni ad hoc as sot nuk arriti të zgjedh anëtarin e 5-të. Dy kandidatët më serioz për t’u bërë anëtar i 5-të i Komisionit ad-hok për mbikëqyrjen e mediave, profesori universitar Sefer Tahiri dhe Daut Dauti, kanë betonizuar pozicionet e 4 anëtarëve tjerë të Komisionit

ezistenca ndaj Dautit është se ka qenë anëtar i Komisionit për lustrim, ndërsa ndaj Tahirit se ka qenë pjesëmarrës në debate partiake.

“Më vjen keq, dy kolegë- unë dhe Sefer Tahiri- u bëmë dëm kolateral”, tha për DW Dauti.

Ai ka thënë se punën në Komisionin për lustrim e ka kryer në mënyrë profesionale.

“Fakti që publiku jonë nuk ishte e gatshme të ballafaqohet me të kaluarën është cështje tjetër. Për shumë vendime Komisioni ishte njëzëri, edhe për lëndë me të cilat sot dikush lavdërohet se i ka fituar në Strazbur. Pse nuk parashtrohet pyetja për pastërtinë e tyre morale?”, pyet Dauti.

Vërejtje ka theksuar edhe Sefer Tahiri. Sipas tij, disa kompromise tjera të mëparshme na kanë sjellur deri te vendimet e përkohshme, siç është ad hoc Komisioni.

“Duke e përcjellë situatën në të cilën gjendet vendi, mënyrën se si raportojnë media, i vetëdijshëm se ad-hoc trupi nuk është zgjidhja ideale, prap se prap vendosa që me integritetin tim profesional dhe përvojën e gjatë në mediat elektronike (RTVM, Alsat-M, Radio Europa e Lirë dhe të tjera) të tentoj të jap kontribut që monitorimi i mediave para zgjedhjeve të jetë i paanshëm, gjegjësisht pa ndikime politike, sic ishte deri më tani monitorimi partiak i Agjencisë për media, përbërja e të cilës ishte prodhim i marrëveshjes në mes SHGM dhe pushtetit”, potencoi Tahiri, transmeton Portalb.

Ai kujtoi se pikërisht në kompromise politiko partiake janë rrënjët e vendimeve të përkohshme tani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori