LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fillon Bundesligën me goleadë, shkatërron Werderin (Video)

Bayerni fillon Bundesligën me goleadë, shkatërron Werderin (Video)

Bayern Munich ka shkatërruar me rezultat 6:0 Werder Bremenin më ndeshjen hapëse të Budesligës, teksa Lewandowski shënoi het-trikun e parë në sezonin e ri.

Carlo Ancelotti ka nisur si është më së miri kampionatin e ri me skuadrën e Bayern Munichut, pasi ka mposhtur në shtëpi Werder Bremenin me rezultat 6:0.


Gjigantët bavarez edhe kësaj radhe treguan që janë ata favoritët kryesor për sezonin e ri të Bundesligës, pasi me të filluar ndeshja kaluan në epërsi me anë të Xabi Alonsos.

Muller lavdëron Ancelottin: Është më i mirë se Guardiola
Lexo po ashtu Muller lavdëron Ancelottin: Është më i mirë se Guardiola

Mesfushori spanjoll shënoi një supergol nga distanca në minutën e nëntë të takimit, teksa serinë e golave e vazhdoi sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Lewandowski, i cili gjeti rrjetën në minutën e 13-të dhe më këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm nga bavarezët, pasi me të filluar pjesë loja e dytë shënuan përsëri me anë të sulmuesit polak, i cili u shërbye mjaft mirë nga Thomas Muller.

Listës së golashënuesve iu shtua edhe kapiteni Philipp Lahm, i cili gjeti golin në minutën e 66-të, për të thelluar epërsinë në 4:0, teksa në minutën e 73-të shënoi francezi Franck Ribery, pas asistimit të Thomas Muller, i cili ishte i treti në këtë ndeshje për të.

Rummenigge: ‘Tripleta’ vështirë të fitohet
Lexo po ashtu Rummenigge: ‘Tripleta’ vështirë të fitohet

Në vazhdim të ndeshjes, Robert Lewandowski u përkujdes të shënoi het-trikun e tij të parë në këtë kampionat, pasi shënoi në minutën e 76-të nga penalltia dhe i dha vulë rezultatit final të ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/7DarrenAnderson?ref_src=twsrc%5Etfw

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori