LAJMI I FUNDIT:

Rekord rritjeje të popullsisë në Gjermani në vitin 2015

Rekord rritjeje të popullsisë në Gjermani në vitin 2015

Gjermania regjistron në vitin 2015 rritjen më të fortë të popullsisë që prej bashkimit për shkak të fluksit të migrantëve, që vendi ka pritur më shumë se një milion, njoftoi sot Instituti i Statistikave Wiesbaden.

Gjermania numëronte 82,2 milionë banorë në fund të vitit të kaluar, një rritje me 1,2 për qind ose rreth 978, 000 persona më shumë në raport me vitin 2014.

“Bëhet fjalë për rritjen më të lartë të popullsisë që prej vitit 1992, që në atë kohë ishte rritur me 700, 000 persona”, thekson Instituti në një komunikatë.


Rreth 8,7 milionë të huaj jetojnë në Gjermani që prej fundit të vitit 2015, një rritje me 14,7 për qind dhe 73,5 milionë janë gjermanë (-0,2%).

“Pa ardhjen masive të refugjatëve, shumica e ardhur nga Siria, Iraku dhe Afganistani, popullsia gjermane do të kishte rënë”, sipas Institutit.