LAJMI I FUNDIT:

Sot zgjidhet lojtari më i mirë i Evropës, Ronaldo favoriti kryesor

Sot zgjidhet lojtari më i mirë i Evropës, Ronaldo favoriti kryesor

Edhe pse ata mund të jenë shokë në fushë, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale do të garojnë kundër njëri-tjetrit në natën e enjte(sot) për çmimin e yllit më të shndritshëm të Evropës.

Lojtarët e Real Madrid janë në listën e ngushtë të fundit, së bashku me yllin francez, Antoine Griezmann, për çmimin e lojtarit më të mirë të Evropës nga UEFA, e cila do të paraqitet për fituesin në një festë në Monaco.


Sipas gazetës së madhe spanjolle Marca, Ronaldo është favoriti kryesor për të marrë çmimin, pasi ka pasur sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij, duke shënuar penalltinë e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve dhe duke fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë.

A po i vjen fundi “Minierës Ronaldo”?
Lexo po ashtu A po i vjen fundi “Minierës Ronaldo”?

Ndërsa, Griezmann ishte në skuadrën humbëse në të dy këto finale, edhe pse sulmuesi i Atletico Madridit thotë se ai ‘e meriton’ çmimin pas sezonit të madh që kishte, duke shënuar 32 gola në të gjitha garat për klubin e tij, si dhe duke shënuar shtatë herë në dhjetë paraqitjet e fundit për Francën.

Kjo është hera e parë që francezi dhe Bale janë të nominuar për çmimin, por uellsiani është duke shpresuar për të përdorur këtë si një hap të rëndësishëm për një të ardhme të ‘Topit të Artë’, duke fituar një trofe të dytë të Ligës së Kampionëve dhe duke udhëhequr Uellsin deri në gjysmëfinale të ‘Euro 2016’, ku në fund humbi 2-0 nga Portugalia e Ronaldos.

Kush duhet të shpallet lojtari më i mirë sipas Griezmann
Lexo po ashtu Kush duhet të shpallet lojtari më i mirë sipas Griezmann

Ndërsa, Ronaldo është duke shpresuar që të bëhet lojtari i dytë për të fituar çmimin dy herë radhazi, pasi Lionel Messi e ka arritur atë në 2011 dhe 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori