LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna seri e re e “personave të rëndësishëm” në PSP

Nga e hëna seri e re e “personave të rëndësishëm” në PSP

Deri në fund të kësaj jave në Prokurorinë speciale publike nuk do të ketë seanca dëgjimore të personave, të cilët në periudhën e kaluar janë ftuar qoftë në sajë të dëshmitarëve, qoftë si të dyshuar, ndërsa „frekuenca e rritur“ e njerëzve do të vazhdojë nga e hëna e javës së ardhshme, kur siç mëson Meta, priten “persona të rëndësishëm” në PSP, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot disa gazetarëve që kanë pritur para PSP ua ka vërtetuar edhe prokurorja publike Katica Janeva.

“Sot dhe deri në fund të javës nuk do të ketë persona të ftuar. Nga e hëna …”, ka thënë Janeva për agjencinë e lajmeve Meta.


Përndryshe Janeva më 15 gusht kishte deklaruar se në periudhën që vijon do të ketë frekuencë të rritur të personave në PSP./Telegrafi/