LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ngushëlloi Qeverinë dhe popullin italian pas tërmetit vdekjeprurës

Mustafa ngushëlloi Qeverinë dhe popullin italian pas tërmetit vdekjeprurës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit italian, Matteo Renzi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë Qendrore.

Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa, i ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta qeverisë, popullit italian dhe familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore.


“Qeveria dhe populli i Kosovës bashkëndjen dhembjen dhe pikëllimin në këto momente të rënda për popullin dhe shtetin mik Italinë”, thuhet ndër të tjera, në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Mustafa. /Telegrafi/