LAJMI I FUNDIT:

De Rossi, numri dhe historia e kartonëve të kuq

De Rossi, numri dhe historia e kartonëve të kuq

Roma i tha lamtumirë Ligës së Kampionëve, por gjurma më e madhe që la skuadra verdhekuq ishte kartoni i kuq që Daniele De Rossi e mori që në pjesën e parë. Kartoni i kuq i 14-të në karrierën e tij dhe i 12-ti direkt.

Ishte viti 2004 kur De Rossi, në atë kohë 21 vjeç u ndëshkua me të kuq në takimin me Leverkusen. Në të njëjtin sezon ai mori dhe dy të kuq të tjerë, në distancë prej tri ditësh, në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.


Në vitin 2006 nervozoi edhe trajnerin Spaletti, kur që në minutën e 27-të të pjesës së parë kundër Brugge u largua për një faull të rëndë. Aftësia e De Rossit për t’i bërë dëm shokëve të skuadrës u verifikua edhe në finalet e Kampionatit Botëror, kur bërryli i tij u ngjesh në fytyrën e lojtarit amerikan, transmeton TCH. Komisioni i disiplinës e ndëshkoi me katër ndeshje pezullim, edhe pse Lippi e mori edhe në finale.

Karton i kuq për lojtarin kryesor të Romës (Video)
Lexo po ashtu Karton i kuq për lojtarin kryesor të Romës (Video)

Ndërhyrje të rënda, grushte apo topa të shkelmuar në nervozizëm. Karriera e De Rossit është e mbushur me episode të tilla. Në vitin 2011 një bërryl në fytyrën e Sernas së Shaktar, në një dyluftim pa top, e la jashtë fushe për tri ndeshje pas provës televizive.

Të njëjtin gabim e përsëriti në vitin 2012, sërish pa top, i plasi një grusht në fytyrë Maurit në derbin ndaj Lazios. Një faull i rëndë në dëm të Chiellinit në vitin 2014 u shoqërua me një tjetër të kuq direkt.

de

Në më shumë se një rast De Rossi është ndëshkuar bashkë me një tjetër shok të skuadrës, ose është pezulluar nga prova televizive.

Seria e të kuqve vijoi edhe me ekipin kombëtar në vitin 2015, në ndeshjen kundër Bullgarisë: gol me penallti dhe më pas karton i kuq për reagim ndaj kundërshtarit.

Dhe i fundit mbrëmjen e të martës në ndeshjen ndaj Portos, me një eliminim që e skuq shumë De Rossin, por dhe Romën.