LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta, por mbetet në Serie A

Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta, por mbetet në Serie A

Në javën e fundit të mbetur në tregun e transferimeve, Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta. Megjithatë, karriera e mbrojtësit shqiptar pritet të vazhdojë në Serinë A italiane.

Sipas Gazzetta dello Sport, kalabrezët që fundjavën e kaluar debutuan për herë të parë në histori në elitën e futbollit italian, janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar.

Ekskluzive – Berat Gjimshiti flet pas fotos me Afërditën, godet mediat
Lexo po ashtu Ekskluzive – Berat Gjimshiti flet pas fotos me Afërditën, godet mediat

Skuadra e drejtuar nga trajneri Davide Nicola është në kërkim të dy lojtarëve për të përforcuar repartin difensiv dhe Gjimshiti është një alternativë që pëlqehet, për faktin se mund të aktivizohet në qendër, por edhe si mbrojtës krahu. Në ndeshjen e parë sezonale të humbur minimalisht në fushën e Bologna-s, “peshkaqenët” zbritën në fushë me formacionin 3-4-3, i cili i garantoi një vit më parë ngjitjen në Serinë A. Por, në futbollin e të mëdhenjve, ku Crotone duhet të mendojë të pësojë sa më pak gola, mund ta bindë stafin teknik të ndryshojë rreshtimin në fushë dhe me eksperiencën e kualitetin që zotëron Gjimshiti vlerësohet si një përforcim i rëndësishëm në këtë drejtim.


Në ndeshjen e parë të sezonit, ku Atalanta u mposht 4-3 në shtëpi nga Lazio, Gjimshiti nuk ishte as në stol, ndërsa prej transferimit në stadiumin “Atleti Azzurri” në Janar të këtij viti, ka luajtur vetëm në tre ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar, pasi skuadra realizoi objektivin për mbijetesën në Serinë A, transmeton SuperSport.

De Biasi befason Gjimshitin
Lexo po ashtu De Biasi befason Gjimshitin

Nga ana e tij edhe mbrojtësi kuqezi do të pranonte të largohej nga Atalanta, ku vazhdon të vuajë mungesën e hapësirave te bergamaskët. Transferimi te Crotone për një rol protagonisti do ti shërbente Gjimshitit edhe për Kombëtaren shqiptare, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2018.

Pas dëmtimit të Ajetit, ai është shndërruar në kandidatin kryesor për të luajtur përkrah Mavrajt në miqësoren e 31 Gushtit me Marokun dhe në sfidën e parë kualifikuese, ndaj Maqedonisë më pesë Shtator.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori