Për studiuesit mbetet ende mister fakti se përse ky ushqim kaq natyral ka veti çudibërëse, duke ndikuar drejtpërdrejtë në shëndetin, inteligjencën, aftësitë njohëse të fëmijëve. Por jo vetëm kaq.
Qumështi i gjirit është vërtetuar të jetë një ilaç në plot kuptimin e fjalës për të porsalindurit, duke u kujdesur që shëndeti i tyre të jetë i sigurt dhe i fortë edhe për vitet në vijim, transmeton Telegrafi.
Ushqyerja sistematike me gji në muajt e parë të jetës i jep fëmijës të gjitha vlerat ushqimore për të cilat ka nevojë i vogli, është ushqimi më i plotë, me një formulë unike dhe të pakopjueshme. Për disa arsye specifike, të cilat janë rezultatet e studimeve të panumërta të zhvilluara mbi qumështin e gjirit dhe benefitet prej tij, ja përse është e rëndësishme që nënat të ushqejnë në këtë mënyrë fëmijët e tyre.
Qumështi i gjirit është specifik për çdo qenie. Formula e tij është e pakrahasueshme, unike dhe e parealizueshme. Ajo ndryshon në varësi të të porsalindurit, ndaj edhe lidhja nënë- fëmijë është specifike në këtë rast, çdo i porsalindur duhet të ushqehet patjetër më qumështin e gjirit të nënës së tij.
Vetitë e qumështit ndryshojnë sipas kërkesave të fëmijës dhe kjo ndodh në mënyrë të pashpjegueshme. Kështu qumështi është më i ëmbël në fillim, për të shuar etjen e fëmijës dhe më i yndyrshëm e i përqendruar në fund , për të shuar urinë.
Gjithashtu qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga viruset e bakteret, forcon sistemin imunitar të vogëlushit si edhe parandalon obezitetin , në sajë të ndikimit që ka në sistemin e përthithjes së ushqimit tek të vegjlit.
Qumështi i gjirit, si përfundim ul rrezikun e prekjes nga alergjitë, nga sëmundjet gastroenterologjike dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, nga diabetet e tipit 1 dhe 2, nga leukemia akute, nga SIDA si edhe ndikon drejtpërdrejtë në krijimin e një raporti dhe lidhjeje shumë të fuqishëm nënë- fëmijë.
Ushqyerja me qumësht gjiri i bën fëmijët më inteligjentë. Konfirmimi vjen nga një studim i publikuar në Archive of general Psychiatry nga studiues të McGill University në Kanada.
Të dhënat e studimit tregojnë se në moshën 7 vjeçare, fëmijët e rritur me qumështin e nënave kishin grumbulluar në një test inteligjence verbale, mesatarisht 7.5 pikë më shumë se grupi tjetër, kurse në një tjetër test jo verbal, pra të shkruar, rreth 2.9 pikë më shumë dhe në një test për të matur inteligjencën në përgjithësi, fëmijët e ushqyer me gji kishin fituar mesatarisht 5.9 pikë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre të rritur me qumësht artificial.
Megjithëse rezultatet ishin të qarta, për studiuesit mbetet ende mister fakti se përse ky ushqim kaq natyral ka veti çudibërëse, duke ndikuar drejtpërdrejtë, sipas studiuesve edhe në inteligjencën dhe aftësitë njohëse të fëmijëve. mund të jetë një tip i veçantë yndyre që gjendet në këtë qumësht, ai që bën diferencën, sipas studiuesve, por megjithatë ata nuk përjashtojnë mundësinë edhe të ndikimit të marrëdhënies emotive që krijohet gjatë ushqyerjes me gji mes nënës dhe fëmijës. Por jo vetëm kaq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Vajza dhe gra, kjo bimë bën që të mos keni nevojë të shkoni më te gjinekologu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit