LAJMI I FUNDIT:

Ish trajneri i Serbisë lë Holandën për Fenerbahçen

Ish trajneri i Serbisë lë Holandën për Fenerbahçen

Nuk kanë fund problemet për Holandën, që është në një krizë të jashtëzakonshme për sa i përket kombëtares së vet.

Pas dështimit në kualifikimet e Euro 2016, trajneri i ri Danny Blind ofroi një emër të njohur si Dick Advocaat, për të qenë ndihmësi i tij dhe për të dhënë kontribut në riorganizimin e kombëtares, pasi bëhet fjalë për një trajner me eksperiencë të jashtëzakonshme.


Megjithatë, Advocaat ka ndërruar shpejt mendje, sepse sot ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëstrajnerit, për shkak se ka pranuar një ofertë për t’u bërë trajneri i Fenerbahçes në Turqi.

Trajneri Blind ka mbetur keq nga lajmi i marrë: “Jam i befasuar dhe i zhgënjyer, sepse kur bisedova me të në pranverë, ai më dha përshtypjen se kishte plane afatgjata për Holandën”.

Ndërkaq, vetë 68-vjeçari e justifikon kështu largimin: “Po pres me entuziazëm të nis punë te një klub aq i madh në Turqi. Në moshën time është një sfidë fantastike”.

Advocaat ka qenë trajner i Serbisë në kohën kur ndeshja me Shqipërinë u ndërpre.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori