LAJMI I FUNDIT:

Santosi kërkon të shtyjë largimin e ‘Gabigolit’

Santosi kërkon të shtyjë largimin e ‘Gabigolit’

Trajneri i Santosit, Dorival Junior paralajmëron Interin dhe Juventusin që Gabriel Barbosa duhet të lirohet vetëm në janar.

“Në qoftë se shitja duhet të bëhet, atëherë për të kufizuar dëmin, strategjia jonë duhet të jetë saktësisht e njëjtë si e Palmeiras që kanë bërë me Gabriel Jesusin”, ka thënë Junior, transmeton Telegrafi.


Palmeiras kanë arritur një marrëveshje me Manchester Cityt, por Gabriel Jesus do të mbetet në Brazil deri në fund të vitit 2016.

Gjigantët anglez dhe Atletico ndërhyjnë në transferimin e ‘Gabigolit’
Lexo po ashtu Gjigantët anglez dhe Atletico ndërhyjnë në transferimin e ‘Gabigolit’

Santos shpresojnë për një marrëveshje të ngjashme kur bëhet fjalë për Gabigol, ku Interi dhe Juventusi mbeten të preferuarat për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, Manchester United, Chelsea, Leicester City dhe Atletico Madrid janë të interesuar gjithashtu në sulmuesin brazilian, i cili vlerësohet 25 milionë euro. /Telegrafi/