LAJMI I FUNDIT:

Ja kush është 44 vjeçari që aksidentoi për vdekje me skaf turistin rus në Himarë

Ja kush është 44 vjeçari që aksidentoi për vdekje me skaf turistin rus në Himarë

Policia e Himarës ka gjetur dhe arrestuar drejtuesin e skafit që dyshohet se ka aksidentuar rëndë pushuesin rus dje në plazhin midis Himarës dhe Livadhit.
Sipas policisë ai është Fatmir Kuçi, 44 vjeç banues në Elbasan. Sipas një njoftimi për mediat, Policia thotë se Kuçi ka aksidentuar nga pakujdesia shtetasin rus dje në orën 11, duke i prerë edhe një gjymtyrë. Kuçi drejtonte një skaf me mbishkrimin “Black Arroë” dhe ka përplasur shtetasin rus D.K.

Njoftimi i policisë


Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, shtetasin: · Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçi-t, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t : – mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili. – mjeti lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori