LAJMI I FUNDIT:

Ky model i ri i telefonit është “vrasësi” i Galaxy Note 7?

Ky model i ri i telefonit është “vrasësi” i Galaxy Note 7?

Ne kemi parë të gjitha detajet dhe specifikat e Galaxy Note 7 të cilat sugjerojnë se ky fablet i ri nga Samsung do të jetë i jashtëzakonshëm, i cili natyrisht se edhe kushton shumë.

Por sigurisht se për këtë vjen një përgjigje nga Kina, si zakonisht. Huawei, gjiganti i telekomit në Kinë, për një kohë të gjatë tashmë është duke krijuar modele të telefonave të avancuar që kushtojnë më lirë, dhe modeli i saj më i ri Honor Note 8 mund të bëjë që Galaxy Note 7 të mbes nën hije ende pa u zbuluar zyrtarisht.

Honor Note 8 i cili u prezantua sot zyrtarisht në tregun e madh aziatik sjell ekranin me 6.6”, baterinë me 4,500 mAh, 4GB RAM, procesorin HiSilicon Kirin 955 SoC në Mali-T880 MP4 GPU, që do ta bëjë Note 8 njërën ndër pajisjet më të shpejta mobile në botë aktualisht.


Memoria e brendshme Honor Note 8 vjen në variantet me 32, 64 dhe 128GB, sensorin për gjurmë të gishtave dhe cilësinë e ekranit në 2K.

Për më shumë, krejt këtyre specifikave i shtohet edhe kostoja tepër e përballueshme për secilin në vetëm 350 dollarë, për dallim nga Galaxy Note 7 që pritet të kushtojë rreth 750 dollarë.