Emërimet e fundit në Këshillin e Prokurorëve Publik të Maqedonisë kanë nxitur reagime të ndryshme në opinion, me akuza drejtuar partive qeverisëse për vazhdimin e partizimit të pushtetit gjyqësor.
Në fakt, në Kuvendin e Maqedonisë kanë dhënë betimin solemn pesë anëtarë të rinj të Këshillit të Prokurorëve, një organ shumë i rëndësishëm, meqë nëpërmjet tij zgjidhen dhe kontrollohet puna e Prokurorëve në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë. Këta anëtarë, por edhe të tjerë, të zgjedhur më parë, sipas përvojës së paraqitur në biografitë e tyre, më tepër janë eksponuar politikisht sesa në profesionin e tyre. Madje, një prej tyre paraqitet edhe si donator partie në zgjedhjet e fundit parlamentare, si dhe si një nga paguesit më të rregullt të anëtarësisë partiake, shkruan REL.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për zgjedhjet e anëtarëve në sistemin e drejtësisë.
“Kushtetuta për zgjedhjen e anëtarëve në organet e drejtësisë thekson se ata duhet të jenë juristë të dalluar, të jenë të dalluar nga juristët e tjerë në aspekt të përgatitjes profesionale juridike të tij. Por, fatkeqësisht, nëse i analizojmë një nga një, të gjithë këta persona që ushtrojnë funksionin apo që emërohen në baza partiake, shumë pak apo as edhe një prej tyre nuk i plotëson kushtet që kërkon ligj”, thotë Osman Kadriu, profesor i së Drejtës kushtetuese në Universitetin FON të Shkupit.
Ekspertët thonë se kjo që po ndodhë në Maqedoni është e papranueshme, pasi nuk do t’i kontribuojë kthimit të besimit të humbur të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Jovan Johanidis, ekspert juridik dhe avokat në disa nga proceset e njohura gjyqësore, thotë se emërimet partiake në poste të larta të gjyqësorit janë dëshmi se ky pushtet, sipas tij, nuk është i gatshëm të heq dorë nga ndikimi mbi drejtësinë.
“Sistemi ynë i drejtësisë është i partizuar dhe kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një vendi. Ne nuk guxojmë të lejojmë këtë që po ndodhë, pasi është e papranueshme që në organet e drejtësisë të vendosen njerëz që meritat e vetme i kanë për shërbimet që i kanë bërë partisë.”
“Këshilli i Prokurorëve është organ shumë i rëndësishëm, pasi cakton dhe kontrollon punën e prokurorëve, qoftë në Prokuroritë Themelore, atë të Apelit dhe instancat tjera të larta të pushtetit gjyqësor. Nëse Këshilli udhëhiqet nga njerëz të dëshmuar partiakisht, atëherë çfarë kontrolli mund të presin prej tyre në organet tjera të gjyqësorit”, thotë Johanidis.
Nga ana tjetër, profesori Osman Kadriu dyshon se emërimet e tilla mund të kenë prapavijë për vazhdimin e bllokimit të punës së Prokurorisë Speciale, në hetimin aferave që dolën nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.
“Kjo do të ketë pasoja në zbardhjen e të gjitha rasteve dhe veprave penalo-juridike që kanë dalë nga afera e përgjimeve. Të gjitha procedurat që ka nisur Prokuroria Speciale që para një viti, për asnjë prej tyre ende nuk asnjë proces gjyqësor. Asnjë rast nuk e ka marrë formën e lëndës penale që të gjykohet në gjyqësorin e Maqedonisë”, thotë Kadriu.
Nga ana tjetër, partitë kanë arsyetuar veprimet e tyre. Madje, nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë mbrojtur zgjedhjen e një anëtari që ishte paraqitur edhe si donator i fushatës së tyre. Nga kjo parti thonë se çdokush ka të drejtë të ketë bindje partiake, apo të dhurojë mjete për subjekte të caktuara politike.
Politizimi i gjyqësorit është kritikuar në të gjitha raportet ndërkombëtare. Pikërisht për shkak të politizimit dhe humbjes së besimit në sistemin aktual gjyqësor është formuar Prokurori Speciale, e cila heton përfshirjen e zyrtarëve në vepra të rënda penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë