Edhe dita e tretë e debatit për rebalancin e buxhetit vazhdon me akuza të ndërsjella
Gjatë diskutimit të sotëm për rishikimin e buxhetit PDSh ka akuzuar se me këtë rishikim është përshkallëzuar edhe më shumë diskriminimi ndaj shqiptarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i PDSh, Gazmend Aliu ka akuzuar se BDI e ka kthyer statusin e shqiptarëve më keq se statusin e popujve të robëruar. PDSh thotë se përmes refuzimit të 321 amendamenteve të saj që siç thonë ata “kishin për qëllim përmirësimin e jetës së shqiptarëve, për të tetin vit me radhë vendosi që paratë e shqiptarëve ti falë për projekte një etnike maqedonase”.
“Kishim pak, na u bënë hiq. Shqiptarët duhet të pajtohen me projekte dhe shifra fantazmë në buxhet dhe gjithmonë në fund, ata ngelin me Hiç të vërtetë. Diskriminimi buxhetor nuk do të thotë vetëm diskriminim ekonomik, por do të thotë diskriminim në të gjitha sferat e jetës, diskriminim politik, ekonomik, social, diskriminim kulturor e arsimor”, ka deklaruar jashtë foltores së Kuvendit, deputeti Aliu.
LSDM opozitare ka akuzuar se pushteti me rishikimin e buxhetit rrit shpenzimet joproduktive dhe i varfëron qytetarët, ndërsa OBRM-PDUKM është kundërpërgjigjur se nuk ka shkurtime në projektet e rëndësishme.
“Pushteti vazhdon edhe më tej të shpenzojë në mënyrë joproduktive shifra milionëshe për barok, përmendore, miliona për palma, shelgje, provizione kriminale për interesa personale. Me shpenzimin e këtillë të parave të popullit dhe të mbajturit llogari që të ketë më shumë para për çokollatat për pushtetin, e jo për bukën e qytetarëve dhe rritjen ekonomike, do të shënojmë ngecje në ekonomi”, ka thënë deputetja e LSDM, Mileva Gjorgjieva.
“Po flisni se me projektin “Shkupi 2014”, nuk ka rritje të ekonomisë e kështu me radhë, duke aluduar se me infrastrukturë rrugore dhe investime kapitale vjen zhvillimi e kështu me radhë. Edhe ne si pushtet pajtohemi me këtë, por t’i shohim faktet kush çfarë ka bërë më shumë për infrastrukturën rrugore, LSDM kur ishte në pushtet apo OBRM-PDUKM?”, është kundërpërgjigjur deputeti i OBRM-PDUKM, Dragan Danev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles