LAJMI I FUNDIT:

Mihajlovski i drejtohet MPM: Gaboni që përjashtoni gazetarë

Mihajlovski i drejtohet MPM: Gaboni që përjashtoni gazetarë

Ish redaktori dhe themeluesi i gazetës Vest, Goran Mihajloski, ka reaguar ndaj vendimit të gazetës që të largojë nga puna 9 gazetarë për të cilët ai pohon se kanë qenë pjesë e listës së gazetarëve për largim, e për të cilën kriter themelor ka qenë që ato kanë dhënë pëlqime në tekstet e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka reaguar përmes rrjetit social Facebook duke iu drejtuar MPM me këto fjalë:


“Kuptova që largoni nëntë njerëz nga gazeta për shkak se kanë pëlqyer statuse në www.sakamdakazam.mk ose i keni parë duke pirë kafe me mua. Do të mbani në shpirt familje të tëra. Do të largoni njerëz të gabuar. Bëhuni të sinqertë dhe pranojeni mossuksesin që ua solli kuadri i ri në ekipin redaktues”, ka thënë Mihajlovski./Telegrafi/