Prej nesër fillon afati i paraqitjes së 39.502 votuesve të kontestuar
Komisioni shtetëror zgjedhor sot i miratoi Udhëzimet për kontroll, me se që nga dita e nesërme, prej orës 8:30 deri në orën 19, 39.502 votues të kontestueshëm do të mund ta verifikojnë të drejtën e tyre për të votuar, në një nga zyrat rajonale të KShZ ose në 18 zyrat që do të hapen nëpër komuna, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vërtetimin se kanë të drejtë vote, do ta dëshmojnë me dokument të vlefshëm për identifikim personal. Gjithashtu ekziston opsion për paraqitje nëpërmjet ueb faqes së KShZ, me ç’rast personi duhet ta mbushë aplikimin elektronik dhe ta skanojë letërnjoftimin apo pasaportën.
“Çdo qytetar duhet ta plotësojë aplikimin elektronik të përgatitur dhe të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së me shënimin e numrit amzë. Me këtë rast, votuesi duhet ta paraqesë edhe një dokument identifikues të skanuar apo të fotografuar, që mund të jetë ose letërnjoftimi ose pasaporta. Është e rëndësishme të përmendet se me këtë rast, duhet të duket qartë vendi i lindjes dhe adresa e vendbanimit”, ka thënë Atanas Urumov.
Silvana Boneva ka thënë se KShZ nuk ka për qëllim të fshijë votues nga lista, por se nëpërmjet kësaj kampanje, t’i ndihmojë qytetarët që nuk janë gjetur gjatë kontrollit të kryqëzuar, ta realizojnë të drejtën për të votuar.
“Fillojmë me një operacion të vëllimshëm për të cilën na duhet një mbështetje e gjithanshme, përfshi edhe nga mediat. Dëshirojmë dhe apelojmë për kampanjë pozitive, sepse ishim dëshmitarë të shumë dezinformatave. Ky nuk është moment kur duhet të nënçmohet një organ i caktuar, sepse ne si KShZ por edhe të gjithë institucionet shtetërore që na janë në dispozicion, duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të kemi sukses”, ka thënë Boneva.
Bedredin Ibraimi ka theksuar se këta 39.502 votues janë hequr nga numri i përgjithshëm i votuesve, me ç’rast, pas përfundimit të operacionit do të shtohen ata qytetarë që e kanë respektuar afatin ligjor dhe i janë përgjigjur thirrjes së KShZ.
“Me ndryshimet e Kodit zgjedhor, lista zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme pakësohet për këtë numër dhe përmban 1 milion e 764 138 votues. Këta 39. 502 votues që do ta fitojnë të drejtën e votës, duhet të verifikohen në pajtim me udhëzimet tona”, tha ai.
Sipas informatave të KShZ në këtë operacion do të përfshihen Drejtoria për evidencë amë, Ministria e brendshme dhe ministria e jashtme. Ky operacion do të mbikëqyret edhe nga përfaqësuesit e partive të cilët çdo ditë do të mund të parashtrojnë vërejtje. Pas përfundimit të operacionit, do të publikohet lista e personave që janë verifikuar dhe i njëjti do ti shtohet numrit të përgjithshëm të Listës zgjedhore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City