LAJMI I FUNDIT:

E vërteta nuk ka më rëndësi: Si ndikojnë lajmet negative te njerëzit?

E vërteta nuk ka më rëndësi: Si ndikojnë lajmet negative te njerëzit?

Lajme negative për terrorin arrijnë të pafiltruara dhe direkt përmes medieve sociale. Se cilat janë pasojat e kësaj, tregon profesori Oliver Quiring, ekspert i shkencave të komunikimit.

Quiring thotë se frika e njerëzve nuk është racionale. Sipas tij, nga pikëpamja statistikore, mundësia që të bëhesh viktimë e një atentati terrorist është shumë e vogël. Por, pamjet dhe informacionet që përhapen përmes medieve, nguliten në fuqinë përfytyruese të njeriut.


“Dhe, me këtë terroristët e kanë arritur synimin e tyre”, thotë ai për DW.

Studimet e universiteteve Darmstadt dhe Dresden tregojnë se lajme që shpërndahen më shumë janë ato për dhunë dhe krime. Quiring mendon se ky fenomen ka një shpjegim.

“Nga njëra anë këtu luan rol dëshira për sensacione, e nga ana tjetër – sa i përket Teorisë së Evolucionit – një rol të rëndësishëm luan aspekti që në raste rreziku bëhemi më të vëmendshëm. Ndaj, u japim rëndësi më të madhe lajmeve të tilla”, shprehet profesori që studion ndryshimin e medieve në kohët moderne.

Në rrjetet sociale përhapen shpesh më shumë thashetheme, fotografi e video që gazetarët nuk do të duhej t’i shpërndanin. Quiring shprehet se si profesionistë që janë, gazetarët duhet t’i vlerësojnë ndryshe tekstet dhe pamjet.

“Shumë përdorues të internetit janë emocionalë. Kjo duket në debatin për refugjatët. Diskutimi që zhvillohet në rrjetet sociale është shumë i nxehtë, por nga vetëm pak veta. Këtu ata u drejtohen në mënyrë të ndërgjegjshme frikërave të njerëzve. Në qendër të vëmendjes është kuzhina e thashethemeve dhe nuk ka rëndësi e vërteta. Një shembull: një tekst normal i një mediumi serioz zhvishet në diskutimet e nxehta prej kontekstit, prandaj merr dimension krejt tjetër politik”, thotë ai, duke shtuar se njerëzit gati përmbyten me lajmet negative. “Ekziston gjithmonë presioni për të prodhuar diçka të re, edhe te mediet. Ajo që përpara shprehej në takimet e përhershme në klube e pijetore, tani thuhet në publik. Dhe, jo vetëm që thuhet, por edhe depozitohet si tekst. Këtu i duhet kushtuar vëmendje faktit nëse lajmet vijnë nga burime serioze dhe të konsoliduara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori