LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 100 ngjarje në edicionin e 9-të të „Vala e ngrohtë kulturore“

Më shumë se 100 ngjarje në edicionin e 9-të të „Vala e ngrohtë kulturore“

Në kuadër të manifestimit të 9-të „Vala e ngrohtë kulturore“ këtë vit do të realizohen më tepër se 100 ngjarje kulturore në 31 komuna, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Programi do të zhvillohet në dy etapa, nga 20 deri më 31 korrik dhe nga 20 deri më 31 gusht në Vevçan, Vallandovë, Kavadar, Resnjë, Mavrovë-Rostushë, Pehçevë, Probishtip, Kërçovë, Gostivar, Ohër dhe shumë qytete tjera të Maqedonisë.


Ministria e kulturës në prill të këtij viti shpalli konkurs për pjesëmarrje në programin “Vala e ngrohtë kulturore“, i cili ishte i hapur për të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë. Nga buxheti i ministrisë për këtë qëllim janë ndarë 4 milionë denarë, të shpërndarë në bazë të ngjarjeve që do të organizohen.

Këtë verë vizituesit do të mund të ndjekin shfaqe teatrale në shtëpitë kombëtare teatrale, Teatri kombëtar i Maqedonisë, Teatri Komedia, Teatri Shqiptar dhe Teatri i Ohrit dhe i Shtipit. Do të ketë edhe koncerte të grupeve “Monistra”, “Sintezis” dhe ansamblit “Tanec” dhe shoqatave më të vogla folklorike.

Qytetarët po ashtu do të kenë mundësi ti ndjekin edhe koncertet e DNK dhe IQ, të Sara Mays dhe shumë të tjera./Telegrafi.