Në historinë e pasluftës, Kuvendi i Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka pasur situata më të tensionuara dhe më të vështira së në këtë legjislaturë, ku komunikimi mes deputetëve ishte acaruar aq shumë sa nuk munguan as fyerjet, hedhja e ujit, gotave të qelqit, e vezëve dhe gazit lotsjellës.
Të gjitha këto përpjekje të opozitës kishin për qëllim kundërshtimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Opozita bëri përpjekje maksimale për të organizuar protesta, të cilat në aspektin e kundërshtimit masiv kishin suksesin e tyre, por nuk kishin efekt në ndryshimin e situatës.
Janë nxjerrë në protesta qindra e mijëra njerëz të cilëve u është thënë se Qeveria do të bie. Por, kjo nuk ndodhi. Në fakt, u zbut opozita – edhe si rezultat i mosmarrëveshjeve mes veti, por edhe si rezultat i krijimit të një atmosfere të inatit mes liderëve opozitarë. Ndaj, pa dashje ose në heshtje u harrua gjithçka e thënë dhe e bërë.
Pas gjithë atyre organizimeve e përpjekjeve, kthehemi tek situata kur duhet të flasim dhe të dialogojmë. Nuk ka thënë kot një nga njohësit më të mirë në fushën e komunikimit, Joseph A. DeVito, se “komunikimi ka qenë dhe është gjithmonë i rëndësishëm në jetën e njerëzve, është kulturë, është gjithçka, vërtetë është çelësi i suksesit. Të dish të komunikosh do të thotë të dish të dëgjosh. Kjo gjë kërkon që të kemi një qëndrim të hapur ndaj të tjerëve, duke u përpjekur që të kuptojmë tjetrin dhe bisedën”!
Edhe atëherë kur në shtete të ndryshme kishte trazira, apo luftë, e kuptonin se komunikimi ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Prandaj, nuk ka asnjë lloj arme, asgjë, që mund ta kryejë punën më mire se komunikimi ndërnjerëzor.
Mu për këtë, mund të thuhet se aq sa krimi dhe korrupsioni që i kanë dhënë imazh të keq Kosovës në arenën ndërkombëtare, po aq imazh te keq ka dhënë edhe gazi lotsjellës i hedhur në Kuvendin e Kosovës.
Opozita në çdo vend të botës proteston, u reziston kauzave të veta, madje përdoren edhe forma të ndryshme të protestës, si bojkotimi i seancave të Kuvendit, grevat brenda sallës se Kuvendit etj. Të gjitha këto forma janë të njohura, sepse nganjëherë është e nevojshme të bësh diçka më tepër për të dhënë sinjale se diku po gabohet. Edhe në shtetin që është frymëzim për demokracinë në botë, SHBA-të, është protestuar. Atje është bllokuar puna në Kongres, duke u ulur në podium, por nuk janë përdorur metodat e tepruara të bllokimit të punës. Kongresistët atje thjeshtë nuk pranonin të largoheshin, derisa të sigurojnë miratimin për kontrollimin e shitjes së armëve të zjarrit. Por, si formë proteste nuk ishte gazi lotsjellës e as nuk ishte mjet për realizimin e qëllimit.
Nëse edhe më tutje rolin e Kuvendit do ta luajnë mediat, pastaj nëse edhe më tutje Facebook-u do të jetë mjeti ku përgjigjen dhe kundërpërgjigjen deputetet, nëse edhe më tutje refuzohet të diskutohet në Kuvend për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, atëherë është e qartë situata se kemi të bëjmë me individë dhe subjekte që më shumë se gjithçka e duan pushtetin dhe me pak se gjithçka i duan zgjidhjet e problemeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMetoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete