LAJMI I FUNDIT:

Lumia 550 tani kushton veç 55 funta!

Lumia 550 tani kushton veç 55 funta!

Microsoft kishte lansuar Lumia 550 në pjesën e fundit të vitit të kaluar. Tani pajisjes iu është zbritur çmimi në 79.99 funta, në tregun anglez.

Çmimi i ri duket të jetë i përhershëm, zbritje kjo nga çmimi fillestar prej 89.99 funtave.

Lumia 550 është i pajisur me ekran 4.7” HD në rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve. Pajisja poashtu ka të përfshijë procesorin Qualcomm Snapdragon 210, RAM memorien prej 1 GB dhe hapësirën e brendshme prej 8 GB.


Kjo pajisje poashtu ka dy kamera, frontalen prej 2 megapiksel dhe kamerën në anën e mbrapme prej 5 megapiksel. Kamera e dytë gjithashtu mund të incizoj video në HD me rezolucion prej 720 pikselëve.

Çmimi i zbritur është i mundur të gjendet tani për tani vetëm në tregun anglez.