LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy J Max

Samsung prezanton Galaxy J Max

Së fundmi është folur shumë për modelin e ri të Samsung – Galaxy J Max, ndërsa tani Samsung e ka zyrtarizuar këtë model në Indi.

Samsung Galaxy J Max është i pajisur me ekranin 7 inç me1280 x 800 piksel si dhe procesorin quad core në 1.5GHz.

Pajisja ofron edhe 16GB memorie dhe 1.5 GB RAM, bashkë edhe me kartelën  microSD dhe SIM të dyfishtë.


Kamera e pasme e telefonit sjell 8MP me auto fokus dhe LED Flash në f/1.9 si dhe baterinë me 4000mAh.