LAJMI I FUNDIT:

Dumnica, njeriu që po synon ta dërgojë Llapin në Evropë

Dumnica, njeriu që po synon ta dërgojë Llapin në Evropë

Skuadra e Llapit është organizuar mjaftë mirë për edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar.

Pas rikthimit në elitë, Llapi ka treguar se është skuadër e madhe duke qenë mikpritëse për gjithë kundërshtarët e saj, por edhe duke befasuar me rezultate shumë të mira.

Edhe pse synimi ishte titulli dhe nuk ia arritën një gjëje të tillë, Llapin kjo nuk e demoralizoi pasi në krye me drejtorin ekzekutiv Nexhat Dumnica dhe trajnerin e palodhshëm Tahir Batatina janë organizuar mjaftë mirë edhe për edicionin e ri.

Synimi i drejtorit ekzekutiv Dumnica i cili ka kompaninë e madhe ‘Dumnica Group’, është që të fitojë trofe me Llapin dhe ta dërgojë skuadrën e tij të zemrës në garat evropiane.


“Synimi ynë është që ta bëjmë çdo vit Llapin më të fortë. Qyteti i Podujevës jeton me futboll dhe me gjithë vullnetin e madh dhe forcën punuese po tentojmë ta ngjitim në maje të futbollit kosovar”, deklaroi Dumnica për Telegrafin.

Modestia e drejtuesve të Llapit është aq e lartë dhe sjellja e tyre e mirë me lojtarët aktual dhe atyre që ishin më parë.

Nexh

Llapi njihet si njëra nga skuadrat më korrekte sa i përket likuidimit të pagave për futbollistët e saj, pasi asnjë nga ta nuk është ankuar për vonesa.

“Ne kemi një projekt afatgjatë për Llapin. Jemi korrekt me të gjithë pasi kur kemi filluar këtë punë i kemi llogaritur të gjitha. Synimi i Llapit është që të fitojë këtë edicion dy trofetë, Kupën e Kosovës dhe kampionatin për të shkuar në garat evropiane”, deklaroi tutje Dumnica i cili është i bindur në suksesin e Llapit.

Llapi deri më tani ka bërë edhe disa përforcime mjaftë cilësore, si Fuad Karabegu, Filonit Shaqiri, Berat Hyseni, Festim Krasniqi apo Alban Rexhepi, ndërsa kanë vazhduar me lojtarët kryesorë të skuadrës si Dardan Jashari, Benjamin Emini e Lum Namani.

Skuadra bardh e kaltër nga Podujeva ka bërë gati edhe stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, dhe këtë e tregon për Telegrafin Dumnica.

“Fusha e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, është krejtësisht në rregull dhe është punuar mirë dhe për këtë e falënderojmë edhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për mbështetjen. Tani do të fillojë faza e dytë e punimeve ku janë në projekt të rregullohen tribunat dhe zhveshtoret”, deklaroi Dumnica.

Nga shumë adhurues të futbollit kosovar, Llapi po llogaritët ndër pretendentët kryesor për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës së bashku me Besën, Prishtinën dhe Feronikelin. /Telegrafi/

13524402_10154230426107243_6635904900512356332_n

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
“Ata e njohin më mirë klubin”, Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

“Ata e njohin më mirë klubin”, Messi lavdëron Barcelonën që u jep shans të rinjve

La Liga
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori