LAJMI I FUNDIT:

Cricketi thotë se do të ketë hite edhe këtë verë

Cricketi thotë se do të ketë hite edhe këtë verë

Producenti i njohur kosovar, Cricketi, premton se edhe sivjet do të sjellë shumë hite.

Njeriu që ka gisht në “Bonbon” të Era Istrefit e “Sjena mo” të Majk dhe Ghetto Geasyt, thotë se edhe sivjet ka befasi për tregun shqiptar.

Donat Prelvukaj, emri i vërtetë i Cricketit, sivjet ka lansuar disa këngë me “E jona” e Butrint Imerit, si kënga më e re e tij.


Për portalin koha.net Criceti thotë se sivjet ka shumë befasi që do të pushtojnë tregun shqiptar.

“Sivjet padyshim që do të ketë hite. Kam befasi që do të bëjnë shumë bujë, por që njëherë të mbeten akoma sekret”, ka thënë ai.