LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Pogbas ‘sulmon’ analistin e njohur anglez Lineker

Menaxheri i Pogbas ‘sulmon’ analistin e njohur anglez Lineker

Mino Raiola i ka dalë në mbrojtje Paul Pogbas, pas sulmeve të ish futbollistit dhe tani analistit Gary Lineker.

Lineker kishte thënë ditë më parë se Pogba nuk i meriton parat për të cilat flitet se do të shitet.


Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka folur për të në Rai Sport, duke thënë se Lineker nuk e ka idenë se për çfarë flet.

“Nëse flet për diçka që paguhesh, nuk do të thotë që i di të gjitha dhe e ke mirë. Lineker është një prej tyre”.

“Duke i parë cilësitë e Pogbas dhe çmimet që po sillen në Evropë, unë mendoj që Pogba është i nënvlerësuar”.

Klikoni për të gjitha lajmet nga TRANSFERIMET

“Sa vlen Pogba? Maksimumi i çmimit që klubet po përgatiten ta paguajnë”.

“Shiko lojtar që janë në bankë te Belgjika dhe Olympique Marseille, klubet shpenzojnë në ta 40 milionë euro”, duke aluduar në Michy Batshuayi që pritet të kalojë te Chelsea.

“Kur Gary Lineker flet për Pogban, nuk e ka idenë se për çka po flet. E mbaj mend kur kishte thënë se nëse Claudio Ranieri e fiton Ligën Premier me Leicester Cityn, do ta bëjë emisionin e tij me të brendshme. Kjo tregon gjithçka për të”, ka mbaruar Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori