LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Sllovakisë e urojnë Hoxhajn për postin e ri

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Sllovakisë e urojnë Hoxhajn për postin e ri

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar telegrame urimi për emërimin në kreun e diplomacisë kosovare nga homologu grek Nikos Kotzias dhe ai sllovak, Miroslav Lajčák.

“Në telegramin e urimit të ministrit grek, kryediplomati Hoxhaj është përgëzuar për përkushtimin dhe angazhimin në politikën e jashtme ngjashëm sikur është uruar edhe nga homologu sllovak Lajčák”, thuhet në njoftimin për media.


Në urimin e këtij të fundit thuhet: “Jam i bindur se me gjithë përvojën, njohuritë dhe historikun tuaj, do të kontribuoni në avancimin e mëtejshëm të Kosovës, kurdo që një gjë e tillë të jetë e nevojshme”. Ndërsa shtohet se përmbushja e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, apo kthimi në binar i dialogut me Beogradin, janë të një rëndësie të madhe për arritjen e rezultateve specifike në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Që prej emërimit në postin e ministrit të jashtëm, ministri Hoxhaj ka pranuar telegrame urimi nga përfaqësues të lartë shtetërorë si, nga Sekretari amerikan i shtetit, John F.Kerry, nga ministrat e jashtëm të: Holandës, Turqisë, Latvisë, Bahreinit, Jordanisë e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori