LAJMI I FUNDIT:

Ministri i parë që dha dorëheqje morale në Kosovë (Video)

Ministri i parë që dha dorëheqje morale në Kosovë (Video)

Humbja e jetës së dy fëmijëve në Kolovicë të enjten, solli dorëheqjen e drejtorit të inspektoratit të Prishtinës, Xhelal Sveçlës.

Kjo vepër po vlerësohet lartë nga Fatmir Rexhepi, personi i cili mbahet mend si zyrtari i parë që dha dorëheqje nga detyra në shenjë përgjegjësie morale, njofton Klan Kosova.


Rexhepi pati lënë detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dy ditë pas protestave të 10 shkurtit 2007, duke ndjerë përgjegjësi morale ndaj dy viktimave të VV-së, ndonëse ata ishin vrarë nga policët rumunë të UNMIK-ut, ndaj të cilëve ai nuk kishte asnjë kompetencë.

Aktin e dorëheqjes e sheh si vlerë të individit. /Klan Kosova/