LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen specifikat kryesore të Nexus S1 Sailfish

Zbulohen specifikat kryesore të Nexus S1 Sailfish

Tashmë është e zakonshme që për secilin vit Google të lansojë modele të reja të telefonave të linjës Nexus të cilat mbështeten nga versioni më i ri i sistemit operativ Android.

Përkundër disa modeleve tjera të telefonave që bazohen në Android, pajisjet e linjës Nexus kanë versionin më standard të sistemit operativ i cili është pa problemet e zakonshme apo tipare të përditësuara.


Sidoqoftë, Google nuk prodhon vet modelet e telefonave në linjën Nexus. Vitin e kaluar, Nexus 5X ishte i prodhuar nga LG përderisa Nexus 6P u prodhua nga Huawei.

Këtë herë, pajisja e re Nexus S1 Sailfish do të debutojë nga prodhuesi tajvanez HTC.

Sipas thashethemeve, këtë vit poashtu do të prodhohen dy lloje të Nexus.

Edhepse Nexus S1 Sailfish nuk është zyrtarizuar ende, më poshtë mund të shihni specifikat e spekuluara të pajisjes:

  • Ekrani Full HD
  • Procesorin Snapdragon 2GHz
  • Kamera kryesore prej 12 megapiksel
  • Kamera për selfie 8 megapiksel
  • RAM memoria prej 4GB
  • Hapësira e brendshme 32 GB
  • Bateria 2770 mAh